Flash News

KRYESORE

“Xhuljeta mund të ishte gjallë!” Gazetari: Pasi vajza kallëzoi Xhaferin, 31 vjeçari akuzoi të renë se i vodhi paratë

“Xhuljeta mund të ishte gjallë!” Gazetari: Pasi vajza

Ditën e djeshme Xhafer Mata qëlloi për vdekje Xhuljeta Çunin dhe më pas veten e tij.  Gazetari Spartak Koka ka zbuluar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ të moderatores Nisida Tufa, fakte tronditëse të përmasave të një skandali.

Koka deklaroi se një muaj më parë vajza kishte denoncuar në komisariatin nr.3 Xhafer Matën për përndjekje. 31-vjeçari nuk ishte mbajtur për 10 orë i shoqëruar në polici, siç ndodh në raste të tilla. Ngjarja në fjalë, që mori përmasat e tragjedisë. Koka pohon se nëse Mata do të ishte arrestuar, ngjarjamund të ishte shmangur.

 

Po ashtu gazetari tha se më datën 21 maj të këtij viti, dy javë pas kallëzimit të Xhuljeta Çunit, Xhafer Mata i është drejtuar komisariatit nr.3, ku pretendonte se: “Me anë të mashtrimit ish/bashkëshortja e tij Xhuljeta Çuni (Ish-e dashura) i ka marrë një sasi lekësh (paund)”.

Deklarata e Spartak Kokës:

“Kemi një tjetër zhvillim. Më datën 21 maj të këtij viti, dy javë pas kallëzimit të Xhuljeta Çunit, Xhafer Mata i është drejtuar komisariatit nr.3, ku pretendon se: Me anë të mashtrimit ish/bashkëshortja e tij Xhuljeta Çuni i ka marrë një sasi lekësh (paund). Këtu jemi në një informacion tjetër. Për të zbehur siç duket kallëzimin e vajzës është bërë një kallëzim i dytë. Këtu nuk i hyjmë dot një analize të mirë se çfarë ka ndodhur mes këtyre dy personave. Policia duhet ta sqaronte mirë. Duhet të kishim një reagim të shpejt. Një muaj pas kallëzimit të Xhuljetës kemi ngjarjen e rëndë. Ça ndodh tani? Mungon i gjithë sistemi i referimit dhe mekanizmi t të referimit për të arritur për të parandaluar këtë ngjarje.

Nëse do kishim një reagim efiçentë të policisë sigurisht do kishim të parandaluar këtë ngjarje të paktën për këtë moment dhe do ishte vlerësuar risku për kërcënimet dhe përndjekjes që i ishte bërë 18-vjeçares.

Në rastin e 21 janarit ku mbeti e vrarë Ariela Murati ne thamë ajo nuk e kishte bërë kallëzimin, ndaj edhe policia reagoi dhe tha se nuk i ishte kërkuar ndihmë se do i ishte dhënë mbrojtjeje. Ndaj u bë edhe thirrje që të denoncohej në polici. Në këto kushte nga ana e institucioneve ligj zbatuese iu kushtua një rëndësi të veçantë këtyre rasteve, pra denoncimeve të rasteve të tilla, policia duhet të ishte më e kujdesshme ndaj këtyre ngjarjeve. Ajo që është më e rëndë është fakti se kur ndodh në Tiranë, tek komisariati nr.3, një nga komisariatet më të rëndësishme të kryeqytetit, çfarë presim ne të ndodh në qytete apo zona periferike ku mentaliteti është më i theksuar për të shmangur kallëzime të tilla. Nuk dua personalisht, se s’jam në tagrin e asnjë institucioni të caktuar, por flas si gazetar që të ketë një analizë të mirëfilltë për këtë rast, por të gjendet edhe mekanizmi i duhur për raste të tilla të ngjashme. Ky nuk është krim në familje. Në rastin e krimeve të pasionit pjesa ligjore është pak evazive, ‘përndjekje’ ose ‘kanosje’ dhe nuk trajtohen siç duhet. Ndryshe nga rasti i Arielës, këtu kemi denoncim të mirëfilltë. Kemi një mungesë transparence të policisë dhe komisariati nr.3”.

Të fundit