Flash News

KRYESORE

"Xibraku"/ Prokuroria shpall pretencën, ja sa vite burg kërkohet për nipin e Enver Hoxhës

"Xibraku"/ Prokuroria shpall pretencën, ja sa vite burg

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar dënim burg për grupin e trafikantëve të drogës të operacionit të koduar “Xibraku”.

Mësohet se Prokuroria ka kërkuar në total 126 vite burg për 9 prej anëtarëve të bandës, ku i përfshirë ishte edhe nipi i diktatorit Enver Hoxha për të cilin prokuroria ka kërkuar dënimin me 13 vjet.

Pretenca, ja sa vite burg

Ermal Hoxha 13 vjet burg

Ilir Hyseni 14 vjet burg

Genci Xhixha 15 vjet burg

Arjan Dalipi 13 vjet burg

Cesar Avilla (kolumbian) 14 vjet burg

Valter Moreno (kolumbian) 14 vjet burg

Sajmir Batku 15 vjet burg

Gentian Gjonaj 14 vjet burg

Klement Dalipi 14 vjet burg

Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda thuhet se ka nisur në bazë të një informacioni të mbërritur në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme në datë 17.12.2014 nga ana e autoriteteve gjyqësore gjermane mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të lëndëve narkotike. Ky informacion iu përcoll Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila në dt. 18.12.2014, regjistroi me iniciativë (kryesisht) procedimin penal për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe vijoi hetimet lidhur me personat e dyshuar si të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal.

 

 

Të fundit