Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Elona Caslli*
E kam ndjekur shumë rrallë emisionin tënd dhe jam tejet zemërgjerë në përcaktimin e dendurisë së veprimit kur them ‘ shumë rrallë’.
E kam ndjekur rrallë, sepse gjithmonë jam ndjerë si një fëmijë që ka humbur rrugën dhe nuk di nga të shkojë. Dhe unë kurrë nuk arrij ta kuptoj se kur duhet të qesh në emisionin tënd.
Kjo nuk më ndodh vetëm në emisionin tënd, më ndodh edhe me shumë shfaqje të tjera “ humori” , gjatë të cilave më duhet një udhëzues i të qeshurës, që të më diktojë se kur duhet të qesh. Në rast të kundërt , nëse dikush do të gjykonte shprehinë e fytyrës sime kur përballet me këto shfaqje “humori” , me siguri do të mendonte se po shihja një film me përmbajtje dramatike.
Kam besuar gjithmonë se është më e lehtë të bësh dikë për të qarë, se për të qeshur. Mund ta mërzisësh dikë pa e vrarë mendjen shumë se çfarë duhet t’i thuash. Mjafton një fjalë e mbrapshtë dhe ia del mbanë. Ndërkohë për të shkaktuar atë buzëqeshjen e vërtetë që ta pastron shpirtin nga pluhuri i së përditshmes duhet mundi, kultura dhe liria.
Dje pohove se ishe ndjerë i gjykuar padrejtësisht nga “ kolegët” e tu gazetarë në portale të ndryshme, sikundër pohove faktin se ishe thjesht një individ që bëje humor dhe kaq. Askush nuk duhet të priste asgjë më shumë prej teje, sepse ti kaq doje të bëje.
Një nga gjërat që u shenjua në mendjen time, ishte lehtësia me të cilën ti the formulimin “ Kolegët e mi gazetarë”.
Unë, personalisht nuk do ta kisha kurrë këtë guxim. Duke qenë se kam shkruar disa shkrime mbi kauzën e Teatrit Kombëtar, shumë njerëz që nuk më njohin, më thërrasin shpesh me emrin ‘ gazetare’.
Dhe unë ngulmoj t’ua theksoj faktin se nuk jam gazetare, për një arsye të vetme:
Mendohem dy herë, kur të vetëquhem ose kur të më quajnë gazetare, pasi mendja me shkon tek gazetarët e vërtetë që rrinë me orë të tëra jashtë Parlamentit në të ftohtë e në të nxehtë, në pritje të një deklarate, që në shumë raste nuk e marrin.
Mendja më shkon tek ata gazetarë, që në këto ditë të ftohta dimri, pasqyrojnë të gjitha protestat në vend.
Mendja më shkon tek ata gazetarë, që duhet ta shkruajnë medoemos një artikull, ndonëse nuk janë gdhirë mirë atë ditë.
Ndërkohë, unë shkruaj kur dua të shkruaj dhe jo kur duhet të shkruaj. Dhe është pikërisht ky hendek midis “ dua” dhe “ duhet” që më shtrëngon të them se unë jam veçse një qytetare, që e ka më të lehtë procesin e të shkruarit se atë të të folurit, çdo herë që më thërrasin ‘ gazetare’.
Gazetarët e vërtetë janë ata që nxjerrin të vërtetat në sipërfaqe dhe jo ata që i fshehin këto të fundit.
Ti nuk je veçse një individ që bën një shfaqje humori. Ti zotëron një hapësirë mediatike dhe kjo mbart mbi vete përgjegjësi. Ti mund t’i formosh ose t’i shformosh njerëzit. Mund ta bësh ose ta zhbësh të vërtetën.
Alan Moore do të shprehej- Artisti nuk duhet t’i japë publikut atë që do, por atë që i duhet. Nëse publiku do ta dinte se çfarë i duhet, nuk do të ishte më publiku, por do të ishte artisti. Është detyrë e artistit t’i japë publikut atë i duhet.
Dje u shprehe se qëllimi yt i vetëm ishte të kapje sa më shumë publik. Ndërkohë, unë besoj se publiku duhet kultivuar fillimisht e mandej duhet kapur.
Një element tjetër thelbësor që vrau sytë e mi në mbrëmjen e djeshme ishte mungesa e etikës. Të krijohej ideja se dikush kish vënë në shitje atë që bota e qytetëruar e quan “privacy” në këmbim të vëmendjes mediatike.
Dhe krejt natyrshëm të lindnin pyetjet; “ Pse ekzistojnë perdet që mbulojnë dritaret?! Pse njerëzit trokasin përpara se të hyjnë diku?! Pse njerëzit i mbyllin dyert kur shkojnë në tualet?! “ kur gjithçka mund të shfaqet kaq haptazi që nga dhoma e gjumit e deri tek dushi i mëngjesit?!
Gjatë shfaqjes tënde përmende Biblën dhe Pastorin tënd. Në kontekstin e Biblës do të doja të citoja një pjesë nga Dhjata e Re. Fytyra e kohës
Ju shihni një re që ngrihet nga perëndimi dhe menjëherë thoni- Po vjen shiu - dhe ashtu ndodh. Hipokritë! Ju dini të dalloni fytyrën e qiellit dhe të tokës, por vetëm FYTYRËN E KOHËS NË TË CILËN JETONI NUK E DALLONI. Lluka 12- Dhjata e Re
A e dallon vallë ti fytyrën e Kohës në të cilën jeton?!
E duke qenë se përmende faktin se shkon rregullisht në Kishë, këtë mesazh për ty do ta përmbyll me një thënie që e kam fort përzemër: Duart që ndihmojnë, janë më shenjta se buzët që luten.
*Faqja në Facebook e autores.Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38