Flash News

KRYESORE

Yaman bën deklaratën e pahijshme për Demet, reagon aktorja: Të paktën ji i sinqertë para të tjerëve

Can Yaman dhe Demet Ozdemir janë përfolur gjatë për një marrëdhënie dashurie në mediat turke. Fansat në të  gjithë botën ku është parë seriali i tyre “Erkenci Kus” preferonin t`i shihni dhe si çift në realitet për shkak të kimisë që kishin.

Dhe mesa duket gjithë zërat paska qenë të vërtetë pasi vetë aktori e ka pranuar një gjë të tillë. Mirëpo aktorin me origjinë shqiptare Can Yaman  “e dehu” fama dhe shpesh herë ka bërë deklarata të pahijshme – siç ishte dhe rasti i gazetares spanjolle.

Një deklaratë të tillë e ka bëtë dhe për aktoren Demet Ozdemir, me të cilën luajti në serialin veror “Erkenci Kus”, që mesa duket ka pasur dhe një romancë.

“Unë s’e kam menduar kurrë Demetin si një femër që mund ta dashuroj. Ajo është thjesht një mikeshë dhe kështu do mbetet. E kam ekzagjeruar kur kam folur për të. Mbase ajo më ka pëlqyer mua, por unë jo. Ajo mbetet e mrekullueshme dhe një vajzë e bukur, por nuk ka karakteristikat e vajzës së ëndrrave të mia. Unë e kuptoj që shumë femra bien në dashuri me mua, por nuk është faji im.”

Por Demet Ozdemir nuk mund të rrinte inferior ndaj kësaj deklarate e cila ka reaguar duke thënë:

“Disa njerëz egoistë e kanë zakon të mohojnë faktet. Ndonjëherë pyes veten mos kanë probleme psikologjike! Unë nuk i kërkoj askujt të më dashurojë, por të paktën ji i sinqertë para të tjerëve.”

Kujtojmë se në serialin ku kanë luajtur bashke, gjithë peshën aktoriale e ka pasur Demet, e ndërsa Can Yaman ishte thjesht djali i bukur me muskuj. Kjo është dhe arsyeja pse pëlqehet në shumë vende të botës ku është shitur seriali dhe jo sepse spikati si aktor ;)

Të fundit