Flash News

KRYESORE

Yasir Aydogmus dhe familja e tij janë në mbrojtje të ‘UNHCR’. Macoevi presion Tiranës: Mos e ekstradoni në Turqi

Yasir Aydogmus dhe familja e tij janë në mbrojtje të

Arrestimi i shtetasit turk, Muhammed Yasir Aydoğmuş në portin e Durrësit dhe shqyrtimi i kërkesës së ekstradimit në Turqi, e kanë vendosur Tiranën përballë presionit të Brukselit dhe Ankarasë.

Yasir Aydoğmuş, bashkëshortja e tij, Nermin Aydoğmuş dhe dy fëmijët 8 dhe 10 vjeç, janë ndaluar në Shqipëri për shkak të një urdhër-arresti të Turqisë ndaj ish-pedagogut të Universitetit ‘Fatih’, i mbyllur në vitin 2016-të nga presidenti Rexhep Taip Erdogan, për shkak të lidhjeve me Lëvizjen Gylen.

Mësohet se Yasir Aydoğmuş dhe familja e tij janë nën mbrojtjen e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), raporton Politiko.al. Ata i frikësohen ekstradimit në Turqi pasi ndihen të rrezikuar nga keqtrajtimet sepse janë anëtarë të Lëvizjes Gylen.

Për mundësinë e ekstradimit të turkut ka reaguar edhe Kryesuesja e Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizimit dhe Asocimit BE- Shqipëri, Monica Macovei, e cila me anë të një letre drejtuar autoriteteve shqiptare, kërkon që Muhammed Yasir Aydoğmuş të mos ekstradohet në Turqi.

Në letrën e zbardhur nga ‘Opinion’, Macovei kërkon që Tirana të qëndrojë në pozicionin e saj evropian dhe të veprojë sipas Kartës Europiane të të drejtave themelore.

Arrestimi në Durrës, a po i humbet durimi Erdoganit me Edi Ramën? Ministri serb: Tashmë Turqia është me ne

Letra:

Parlamenti Europian, Bruksel, 13 Tetor 2017 

I dashur Zotëri

Faleminderit që e ndatë këtë situatë me ne. Kjo çështje është thuajse gjerësisht e njohur  dhe e trajtuar me seriozitet nga parlamenti europian.

Disa OJQ dhe gazetarë na kanë shkruar mbi rastin e akademikut turk, zotit Yasir Aydogmus, rezident në Shqipëri, i cili u ndalua në Shqipëri tri ditë më parë, teksa përpiqej të kalonte kufirin për në Itali së bashku me familjen.  

E kuptoj që zoti Aydogmus është tashmë i arrestuar në qytetin e Durrësit në pritje të gjykimit, ndërsa gruaja dhe dy vajzat e tij janë dërguar në Tiranë dhe sipas avokatëve të tij ai do të përballet me ekstradimin e pashmangshëm.

Në autoritetin tim si Kryesuese e Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizimit dhe Asocimit BE- Shqipëri, do të doja të kujtoja si më poshtë:

Ka një konventë europiane mbi çështjet e ekstradimit nga Këshilli i Europës e firmosur nga Shqipëria gjithashtu, në të cilën qartësisht në artikullin 3 thuhet se është e ndaluar të ekstradohen njerëz për arsye politike.  

Artikulli 3

Shqipëria është një vend Europian, që ndan të njëjtat vlera si Bashkimi Europian dhe për këtë arsye nuk duhet të lejojë ekstradimin apo dërgimin e një personi në një vend, ku ai mund të bëhet subjekt i torturave dhe trajtimeve çnjerëzore. Është pjesë e rregullave kryesore në kartën europiane e të drejtave të njeriut.

Artikulli 19, pika 1 dhe 2

Nëse argumenti që vjen nga autoritetet shqiptare për këtë vendim, lidhet me faktin që pasaporta e zotit Yasir Aydogmus është pezulluar nga autoritetet turke, kjo nuk përbën një bazë ligjore për ekstradim.

Është thelbësore për Shqipërinë të qëndrojë në pozicionin e saj europian dhe është një moment i rëndësishëm provojë se do të veprojë sipas Kartës Europiane të të drejtave tehemelore, një praktikë e vendeve anëtare të BE dhe dispozitë e traktateve dhe konventave ndërkombëtare humanitare.

Sinqerisht e juaja

Monica Macoevi

Të fundit