Flash News

KRYESORE

“Yjet që do lindin”, si e parashikoi Arvizu të ardhmen e dy moderatorëve të Top Channel; biseda me drejtorin e lajmeve

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu është rikthyer së fundmi në Tiranë për një vizitë disa ditore, por tashmë jo si një zyrtar.

Këtë mëngjesi, ai ishte i ftuar në emisionin ‘Wake up’ dhe bisedën me dy moderatorët e nisi me një batutë, ndërsa tregonte bisedën e para disa viteve me drejtorin e lajmeve në Top Channel.

Arvizu si për përgëzuar pozicionin e Islit, si një nga drejtuesit e emisionit, tregon se si kishte insistuar që bashkë me gazetarin Denis Dyrnjaja t’u jepej më shumë hapësirë në ekran, kur bisedonte me drejtorin e lajmeve.

“Unë vazhdimisht i shikoja lajmet në Topm Channel kur isha me shërbimin ambasador i ShBA në Tiranë dhe mbaj mend që i pata thënë drejtorit të lajmeve në atë kohë që Isli dhe Denisi janë yje në lindje dhe do të vijë koha e tyre. Dhe ja pra, erdhi koha juaj, sot ti ke një emision tëndin, edhe Denisi po ashtu”, u shpreh Arvizu në nisje të intervistës.

Të fundit