Flash News

KRYESORE

‘Ylli’ i Bollivudit ndahet nga jeta pas një ataku kardiak

‘Ylli’ i Bollivudit ndahet nga jeta pas një ataku kardiak

Ylli i Bollivudit, Sridevi Kapoor e konsideruar si një nga aktoret më të famshme të kinematografisë indiane, vdiq në Dubai në moshën 54 vjeçe, pas një ataku kardiak, njoftoi agjenti i saj.

Vdekja e aktores ndodhi gjatë një ceremonie martesore të shtunën në mbrëmje në Emiratet e Bashkuara Arabe.

”Ajo ishte një veterane e industrisë kinematografike, me një karrierë të gjatë ku spikatnin një mori rolesh të ndryshme dhe një performance të paharrueshme”, u shpreh në një postim në Twitter kryeministri indian, Narenda Modi.

Pas njoftimit të vdekjes së saj qindra persona u mblodhën sot pranë shtëpisë, në lagjen Lokhandwala, në Bombei.

Policia lokale ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën e admiruesve, të cilët prisnin kthimin e trupit të pajetë në Bombei.

Të fundit