Flash News

KRYESORE

Ylli i Chelseas del pozitiv me koronavirus, Anglia në kaos

Ylli i Chelseas del pozitiv me koronavirus, Anglia në kaos

Kampionati anglez është krejtësisht në kaos. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, doli pozitiv me koronavirus mbrëmjen e djeshme, ndërsa sot është radha e yllit të Chelseas, Callum Hudson-Odoi, për t'u diagnostikuar.

Lojtari i bluve të Londrës rezultoi pozitiv me virusin COVID-19. Ai bëri analizat dhe mori lajmin e keq. E gjithë skuadra e Chelseas tani është futur në karantintë.

Ashtu si Arsenali, Chelsea po ndjek me vëmendje situatën. Të gjitha ekipet angleze kanë shpejtuar me masat dhe po bëjnë analizat. Kampionati pritet të ndërpritet krejtësisht.

Të fundit