Flash News

KRYESORE

Ylli Manjani dënon vendimin e Arta Markut: Na hoqën nga dora të vetmin peshk të madh!

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar sonte në Ora News, u shpreh se me ekstradimin e Nazer Seitajt, të përfshirë në dosjen “Habilaj” hoqën nga dora e drejtësisë të vetmin peshk të madh të kapur deri më tani.

“Në vend të Nazer Seitajt duhet të ishin të arrestuar koka të mëdha në burg. Kuponi çfarë ka ndodhur, nga i gjithë populli shqiptar dihej se ky njeri është arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndërsa shefja nuk e di. Kjo është poshtërsi. Kjo punë nuk mbaron me procedime disiplinore”, u shpreh ndër të tjera Manjani, teksa e konsideron të patolerueshëm veprimin e Arta Markut.

Të fundit