Flash News

KRYESORE

Ylli Manjani ka një sugjerim për opozitën: Pse duhet të dalë nga Kuvendi

Ylli Manjani ka një sugjerim për opozitën: Pse duhet të

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka propozuar opozitës së bashkuar idenë e daljes nga Kuvendi. Në një status në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ky hap “ i jep legjitimitet dhunës së Partisë-shtet”.

“Sugjerim: Opozita duhet të dalë nga Kuvendi sepse i jep legjitimitet dhunës së Partisë-shtet! Reformat që kërkohen janë iluzion”, shkruan Manjani.

Kujtojmë, se opozita e bashkuar nuk ka qenë e pranishme në seancat parlamentare që në nisje të sezonit të ri në fillim të shtatorit. Mbledhjet e opozitës janë zhvilluar në qytete të ndryshme si në Shkodër, Elbasan, Durrës, ndërsa nesër është parashikuar një mbledhje e përbashkët në Vlorë, në shenjë qëndrese ndaj kriminalitetit të lidhur me qeverinë.

Të fundit