Flash News

KRYESORE

Ylli Manjani: Ligji për shembjen e teatrit si ligjet e Erdoganit. Pushtuesi na bëri me teatër, qeveria po na e prish

Ylli Manjani: Ligji për shembjen e teatrit si ligjet e Erdoganit. Pushtuesi

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i është bashkuar protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Në fjalën e mbajtur, Manjani e cilësoi ligjin e hartuar, që parashikon shembjen e godinës së Teatrit, si një ligj fashist, i ngjashëm me ligjet e Erdogan.

“Ky është një ligj fashist, kushdo që përmend terren kushtetues për këtë ligj është diktator.

Është njësoj si ligjet e Erdoganit, që vendos disa emra dhe thotë pushkatoje. Pushtuesi na bëri me Teatër, ndërsa qeveria po e prish këtë Teatër. Ne sot kemi më shumë respekt për pushtuesin”, tha Manjani.

Ish-ministri i Drejtësisë i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që ti bashkohen protestës duke thënë se është detyra jonë të mbrojmë pronën, shtetin dhe demokracinë.

“Çdo qytetar duhet të jetë prezent këtu është detyrë e qytetarisë, nuk është punë aktorësh. Nuk është vetëm detyrë e tyre, është detyrë e jona të mbrojmë pronën, shtetin, demokracinë e cila është në rrezik”, theksoi Manjani.

Të fundit