Flash News

KRYESORE

Ylli Manjani merr në mbrojtje të Ahmetajn dhe sulmon median dhe qytetarët

Ylli Manjani merr në mbrojtje të Ahmetajn dhe sulmon median dhe

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dalë në krah të ish-ministrit të Fanacave Arben Ahmetaj, duke akuzuar median dhe qytetarët se ka fare pak njerzillëk në trajtimin e kësaj çështeje. Në kulmin e aksidenteve automoblistike, Manjani, si ish-ministër Drejtësie, nuk i kushton asnjë rëndësi faktit se shkaktari i aksidentit ishte makina që drejtohej apo jo nga ministri, e vërtetuar nga fjalët e shoferit të autobusit që u përlas me të, faktit tjetër që mund të kishte shkaktuar viktima të tjera, faktit se s’kishte as siguracion e parregullsi të tjera. Ish-kryeministri Berisha ishte i pari që e denoncoi këtë fakt dhe nga ana njerëzore e si ish-mjek, ai uroi shërim të shpjetë për Ahmetajn dhe të lënduarit, por media nuk mund të mbushet me urime për shërim apo me srevilizma për ish-ministrin që shkeli rregullat elementare të qarkullimit dhe vuri në rrezik jetën e të tjerëve, sepse, kur nuk zbaton rregullat e qarkulmit një anëtar qeverie, çfarë pret nga të tjerët? Policia ka arrestuar drjetues të automjeteve që kanë shkaktuar aksidente, ndërsa Manjani përgjërohet se nuk ka humanizëm! Nuk është rasti i parë kur zyrtarë të lartë shkelin rregullat e qarkullmit rrugor dhe shkaktojnë aksidente fatale, madje as për vetë Manjanin…  Ja reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

“Kthehuni tek e njerëzishmja, o njerëz!

Makina e përmbysur e Arben Ahmetajt në Maqedoni ishte një pamje shokuese!

Mrekullisht Beni dhe të tjerët në atë makinë kanë shpëtuar! Jetë e dytë pa dyshim!

Kulmi është tek lajmet çnjerëzore që emetohen këtu. "Me kë ishte në makinë Beni"? "Makina ishte pa siguracion"!!! "Shkaku nuk ishte lageshtira"!!! E të tjera si këto!

O zot çfarë kafshërie! Po si nuk shkruajti dikush: të shkuara qofshinë apo lavdi zotit që shpëtuan ata që ishin në atë mjet!

Kaq pak njerëzillëk paska mbetur?! E gjitha kjo pse në atë mjet ishte Ben Ahmetaj?! Po pse more njeriu duhet urryer kaq shumë?

Pse merresh me politikë duhet patjetër të vdesësh në aksident që t’u dhimbsesh lajmeve?! Kulmi!!! Poshtërsi njerëzore! Nuk mund të shkojë urrejtja deri këtu!

Cfarë rëndësie ka kishte apo jo siguracion makina, para urimit për jetën! Dhe Beni e të gjithë aty duhen uruar që kanë shpëtuar!”

 

 

Të fundit