Flash News

KRYESORE

Ylli Manjani për kampet e refugjatëve: Shqiptarët i degdis nëpër Evropë, e Shqipërinë e bën qendër azili për afrikanët

Ylli Manjani për kampet e refugjatëve: Shqiptarët i degdis

Ish-ministri  i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me çështjen e kampeve të refugjatëve,  ku është shprehur se kjo nuk është më çështje sigurie por çështje e ekzistencës tonë.

Në postimin e tij në ‘Facebook’, Manjani ka theksuar se qeveria po i degdis shqiptarët nëpër Evropë duke kërkuar azil, ndërkohë që Shqipërinë do ta shndërrojë në qendër azili për refugjatët afrikanë.

“Nuk është më çështje e sigurisë, por e ekzistencës sonë. Shqiptarët i degdis nëpër Europë duke kërkuar azil. Shqipërinë e bën qendër azili për ISIS e për refugjatë afrikanë”, shkruan ai në reagim.

Ish-ministri gjithashtu ka shtuar se në politikën evropiane, Shqipëria  nuk konsiderohet asgjë më shumë sesa një territor ku mund të depozitohen mbetje dhe emigrantë gjithfarësh, ndërkohë që gjithnjë e më shumë shqiptarët po i identifikojnë si trafikantë e kriminelë.

Postimi i plotë:

Nuk është më çështje e sigurisë, por e ekzistencës sonë!

Shqiptarët i degdis nëpër Europë duke kërkuar azil!

Shqipërinë e bën qendër azili për ISIS e për refugjatë afrikanë!

Në territorin e Shqipërisë po përgatitet të digjen mbetje gjithfarësh të Europës. Së shpejti tre incenerarorë do jenë me “gojë hapur” në pritje të mbetjeve europiane!!!

Ndërkohë droga vazhdon pa ndalim! Në Europë gjithnjë e më shumë po na identifikojnë të gjithëve ne (me apo pa faj) si trafikantë e kriminelë!

Në politikën Europiane nuk konsiderohemi asgjë më shumë sesa një territor ku mund të depozitohen mbetje dhe emigrantë gjithfarësh.

Nuk mundet që një qeveri normale tja bëjë këtë gjëmë popullit dhe territorit të vet!

Nuk mundet që një qeveri normale të bëjë të pabanueshëm territorin e shtetit të vet!

Këtë politikë anti-komb e anti-shtet, vetëm qeveria e Rilindjes e bën!

Kjo është e papranueshme!

Të fundit