Flash News

KRYESORE

Ylli Manjani përgjigjet në vend të Delegacionit të BE për Reformën në Drejtësi

Ylli Manjani përgjigjet në vend të Delegacionit të BE

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u është përgjigjur disa pyetjeve që një komentues i ka adresuar Delegacionit të BE lidhur me reformën në drejtësi.

Ja çfarë shkruan Manjani, duke publikuar dhe pyetjen e qytetarit Erind Bushati për Misionin e BE në Shqipëri.

 

“Erind Bushati, të cilin nuk e njoh, ngre disa pyetje themelore për "sukseset" e Reformës në Drejtësi.

I ngre këto pyetje për Delegacionin e BE që krenohet me eksperiment- reformën që shpikën në Shqipëri.

Erindi pyet:

A u bë ndonjë analizë paraprake rrisku për dështimet eventuale? Si është e mundur që lihet vendi për tre vite pa gjykatë Kushtetuese? A është ky një dështim i madh? Në inkompetencë apo paaftësi?

Lexojeni vetë për më shumë. Por, qartësisht Delegacioni nuk i kthen përgjigje...

Nuk i kthen se nuk ka apo se nuk do, njësoj e shëmtuar është.

Nejse, ajo që unë mund të them është se:

Analizë rrisku nuk pati asnjëherë. Reforma solli këti pasoja që shohim për inkompetencë të ekspertizës së huaj dhe për dashakeqësi të ekspertëve shqiptarë që i shërbyen ekskluzivisht Edi Ramës. Këto të fundit të gjithë të paguar nga Fondacioni Soros.

Mbetem i mendimit se kjo reformë është e cekët, e paplotë sepse merret vetëm me njerëzit jo me drejtësinë në sallat e gjyqit.”

Të fundit