Flash News

KRYESORE

Ylli Manjani “propozim” Qeverisë: Hetoni veten që “të ketë kuptim” propaganda që bëni

Ylli Manjani “propozim” Qeverisë: Hetoni veten që

Juristi Ylli Manjani i bën një “propozim” hapur Qeverisë. Në një postim në Facebook, teksa thekson kapjen e institucioneve të drejtësisë nga qeveria i propozon kësaj të fundit që të hetojë veten, në këtë mënyrë sipas tij, “do ketë kuptim” propaganda që bën.

“Një gjë nuk e kuptoj, jo nga Prokuroria por nga Rilindja, pse nuk bëjnë gjasme sikur hetojnë skandalet që ju plasin?!

Prokurorinë e kanë jo të veten, por janê vetë ata. Gjykatat e kanë nën zap...

Pra të sigurtë që dalin pa faj!

Atëhere pse nuk e hetojnë veten, që “të ketë kuptim” propaganda që bëjnë?!”, shkruan Manjani.

Më tej ai thekson se opozita po denoncon me fakte që nuk mund të anashkalohen.

“Se me thënë të drejtën denoncimet që ju bën opozita, me ligje e nene te shkelura nuk mund të anashkalohen sikur ska ndodhur asgjë”, shkruan më tej Manjani.

Të fundit