Flash News

KRYESORE

Ylli Manjani reagon ndaj Ramës: Punonjësit janë shkarkuar për një ankesë, kurse ata që merren me drogë kanë imunitet

Ylli Manjani reagon ndaj Ramës: Punonjësit janë shkarkuar

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka akuazuar sërish kryeministri Rama për mbrojtjen që ai po i bën ministrit të Brendshën, Fatmir Xhafajt në lidhje me implikimin e tij në çështjen e të vëllait Agron Xhafajt, i cili është akuzuar për trafik droge.

Nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, Manjani ka theksuar se Rama po e mbron Xhafajn në mënyrë të dyfishtë, dhe ndërkohë që punonjësit e thjeshtë janë shkarkuar për një ankesë të pa verifikuar, ministri po mbrohet për çështjet e trafikut të drogës.

“Propagandistët e qeverisë këto ditë rreken të argumentojnë mbrojten e shokut Fatmir, me teorinë e ‘dy standarteve’. Ndërkohë, Kryeministri ka shkarkuar në vend, publikisht, punonjës të administradës për një ankesë të pa verifikuar. E ka bërë disa herë këtë gjë”, ka shkruar ai në reagimin e tij në Facebook.

Ai gjithashtu ka ironizuar situatën duke thënë se nëse merresh me drogë je gjithmonë i favorizuar nga Rama.

Reagimi i plotë:

Propagandistët e qeverisë këto ditë rreken të argumentojnë mbrojten e shokut Fatmir, me teorinë e “dy standarteve”.

Por, çuditërisht gabojnë në zgjedhjen e rastit model për krahasim. Secili zgjedh një rast nga kundërshtarët politikë…

Ndërkohë, Kryeministri ka shkarkuar në vend, publikisht, punonjës të administradës për një ankesë të pa verifikuar. E ka bërë disa herë këtë gjë!

I ka shkarkuar për pretendime, jo fakte, që kanë të bëjnë me letra, apo veprime e mosveprime administrative!

Ndërsa Ministrin e Brendshëm që e aluzojnë me fakte që favorizoi vëllain e tij trafikant droge, e MBRON!!!

Ndaj, jam dakort që ka dy standarte, që justifikojnë një të vetëm:

Po u more me drogë je me imunitet!

Narko-Rilindje…

Të fundit