Flash News

KRYESORE

Ylli Manjani: Tahirit t’i ofrohet garanci se nuk do të dënohet, por të zbërthejë skemën e kanabizimit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar në emisionin ‘Opinion’ se provat që vijojnë të dalin për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafikun e kanabisit janë të rënda dhe janë të mjaftueshme për të dënuar përgjegjësit.

Sa i përket përfshirjes së mundshme të Saimir Tahirit, Manjani tha se shteti duhet t’i ofrojë garanci ish-ministrit të Brendshëm se nuk do të dënohet, vetëm nëse ai pranon të zbërthejë skemën e kanabizimit të vendit.

Manjani ngriti shqetësimin edhe për kthimin e Shqipërisë në rrugën kryesore të kalimit të kokainës, që sipas, realizohet nga të njëjtët persona që mbollën vendin me kanabis.

Të fundit