Flash News

KRYESORE

Ylli Rakipi kundër-padi ndaj Edi Ramës: Po përpiqet të më mbyllë emisionin

Ylli Rakipi kundër-padi ndaj Edi Ramës: Po përpiqet të

Gazetari Ylli Rakipi ka dorëzuar në gjykatë një kundër-padi ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e ka paditur fillimisht për shpifje. Rakipi është një prej gazetarëve që po sulmohet vazhdimisht nga kryeministri edhe në takimet që zhvillon me militantët socialistë.

Rakipi e konsideroi padinë e Ramës si një përpjekje për t’i mbyllur emisionin ‘Të Pakespozuarit’ ku janë denoncuar disa prej skandaleve qeveritare.

“Ky është një regjim i ri që të privon nga të gjitha liritë. Përpiqet që të kontrollojë gjithçka, ka blerë mediat. Rama është një diktator i ri”, u shpreh ndër të tjera Rakipi pas daljes nga gjykata.

Kryeministri Rama ka ashpërsuar gjuhën ndaj gazetarëve dhe analistëve që e kritikojnë për mënyrën se si po e qeveris vendin.

Të fundit