Flash News

KRYESORE

Yuri Kim bën bashkë Ramën, Bashën, Metën, Ruçin dhe Veliajn, të pranishme edhe Linda me Ajolën

Yuri Kim bën bashkë Ramën, Bashën, Metën, Ruçin

Politika shqiptare si rrallë herë është bërë bashkë, madje janë ulur edhe në një darkë festive.

Ata janë bashkuar në darkën e organizuar për festën e Pavarësisë së Amerikës në rezidencën e SHBA, nga ambasadorja Yuri Kim.

Kjo e fundit ka publikuar disa momente nga darka, teksa shihen së bashku figurat më të larta të shtetit shqiptar, pavarësisht rivalitetit politik.

Në foto shihen kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga e shoqja e tij Linda, krah tij kryebashkiaku Erion Veliaj, i shoqëruar po ashtu nga e shoqja Ajola Xoxa, kreu i PD, Lulzim Basha, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij e madhe, Bora.

“E nderuar të festojë 224 vjetorin e pavarësisë së SHBA me presidentin Ilir Meta, Edi Rama, Gramoz Ruçin, Lulzim Bashën dhe Erion Veliaj. Faleminderit të gjithë miqve shqiptarë për urimet e mira dhe shpresoj që vitin tjetër të festojmë më shumë”, shkruan Kim në postimin e saj lidhur me këtë eveniment.

Të fundit