Flash News

KRYESORE

Yuri Kim letër krerëve të partive pak muaj para zgjedhjeve: Do jeni përgjegjës për kandidatët e ardhshëm

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përcjellë një mesazh të prerë për krerët e partive politike në vend, pak muaj para zgjedhjeve parlamentare 2021.

Përmes një letre, Kim u ka kërkuar drejtuesve të partive që të sigurohen mbi integritetin e kandidatëve për deputetë dhe t’u bëhet vetting, pasi do të jenë ata që do të mbajnë përgjegjësi për ta.

"Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike të përzgjedhin vetëm ata kandidatë që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë. Ndërkohë që individi duhet të jetë i përgjegjshëm të zbulojë historitë e tij kriminale, liderët e partive duhet të sigurohen për integritetin dhe vërtetësinë e deklaratave të atyre që kërkojnë poste nën siglën krimit”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kim.

Të fundit