Flash News

KRYESORE

Yuri Kim mesazh për rrjetin 5G: Shumë vende refuzojnë këtë kategori telefonash, rrezik për mbikëqyrje nga Kina

Yuri Kim mesazh për rrjetin 5G: Shumë vende refuzojnë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim deklaron se shumë vende po refuzojnë gjithnjë e më shumë shitësit e pabesueshëm si Huawei.

Teksa ka shpërndarë një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit, Kim shkruan në rrjetet sociale se vetëm shitësit e besuar duhet të lejohen në infrastrukturën kritike telekomunikuese, për të shmangur rrezikun e mbikëqyrjes së të dhënave prej Partisë Komuniste Kineze.

“Batica po kthehet kundër Huawei pasi qytetarët në të gjithë botën po zgjohen nga rreziku i shtetit të mbikëqyrjes së Partisë Komuniste Kineze. Marrëveshjet e Huawei me operatorët e telekomunikacionit në të gjithë botën po avullojnë, sepse vendet po lejojnë vetëm shitësit e besueshëm në rrjetet e tyre 5G. Shembujt përfshijnë Republikën Çeke, Poloninë, Suedinë, Estoninë, Rumaninë, Danimarkën dhe Letoninë. Kohët e fundit, Greqia ra dakord të përdorë Ericsson dhe jo Huawei për të zhvilluar infrastrukturën e saj 5G.

Disa nga kompanitë më të mëdha të telekomit në të gjithë globin po bëhen gjithashtu "Telcos të pastër". Ne e kemi parë këtë me Jio në Indi, Telstra në Australi, SK dhe KT në Korenë e Jugut, NTT në Japoni dhe O2 në Mbretërinë e Bashkuar. Disa javë më parë, tre ndërmarrjet e mëdha të telekomunikacionit në Kanada vendosën të bashkëpunojnë me Ericsson, Nokia dhe Samsung, sepse opinioni publik ishte jashtëzakonisht i fortë kundër lejimit të Huaëei për të ndërtuar rrjetet 5G të Kanadasë.

Sa më shumë vende, kompani dhe qytetarë pyesin se kujt duhet t'i besojnë me të dhënat e tyre më të ndjeshme, aq më e qartë bëhet përgjigja: Jo shteti i mbikëqyrjes së Partisë Komuniste Kineze”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Të fundit