Flash News

KRYESORE

Yuri Kim në kryeministri, por nuk takoi Ramën; cila është zyra ku hyri ambasadorja e SHBA

Yuri Kim në kryeministri, por nuk takoi Ramën; cila është

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u pa sot duke hyrë në ambientet e kryeministrisë.

Megjithatë, duket se pavarësisht vizitës së saj në këtë godinë, Kim nuk është ndalur në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Top Channel, Kim është duke u takuar me zonjën Vali Bizhga drejtore e kabinetit të kryeministrit.

Të njëjtat burime pohojnë se nuk është duke u diskutuar për aktualitetin politik por për çështje krejt të ndryshme.

Është e disa herë që ambasadorja Kim takohet në kryeministri me Vali Bizhgën.

Të fundit