Flash News

KRYESORE

Yuri Kim-Ramës dhe Bashës: Ndryshimet përtej "5 qershorit" të jenë me mirëbesim, do jeni ju përgjegjësit

Yuri Kim-Ramës dhe Bashës: Ndryshimet përtej "5

Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me ngërçin e krijuar në Këshillin Politik, ku palët po përplasen për formulën e koalicioneve dhe listat e hapura.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane i bën apel kyeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha që tu përmbahen angazhimeve të marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Kim shkruan se çdo propozim duhet të jetë në mirëbesim dhe do të jenë ata pala më përgjegjëse.

“Në i kujtojmë kryeministrit Rama, Kreut të PD Basha dhe të gjithë drejtuesve të tjerë për të gjitha angazhimet që kanë marrë për 5 qershorin dhe çdo masë përtej 6/5. Angazhimi, propozimet dhe kundërpropozimet duhet të jenë në mirëbesim. SHBA gjithmonë do t’ju mbështesë, por ju drejtuesit shqiptarë jeni pala më përgjegjëse” shkruan Kim.

Të fundit