Flash News

KRYESORE

Yuri Kim reagon pas thirrjes së Metës për vakancën në 'Kushtetuese': Shpresojmë që kandidatët t’i përgjigjen!

Yuri Kim reagon pas thirrjes së Metës për vakancën në

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pak orë pasi Presidenti Ilir Meta ka rishpallur thirrjen për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese të krijuar nga Besnik Imeraj.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kim ka falenderuar  Metën dhe Ruçin për thirrjen, teksa kërkon që juristët t’i përgjigjen kësaj thirrje duke kandiduar.

“Faleminderit Presidentit Ilir Meta dhe Kryetarit Gramoz Ruci për rihapjen e shpejtë të thirrjes për kandidatë për Gjykatën Kushtetues. Shpresojmë që juristët e Shqipërisë t’i përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për t’i shërbyer vendit të tyre. Le të vazhdojmë të ecim përpara për të dhënë Drejtësi!”, shkruan ambasadorja amerikane.

Të fundit