Flash News

KRYESORE

Yuri Kim tjetër ultimatum të fortë politikës shqiptare: S'ka BE pa Reformën Zgjedhore dhe atë në Drejtësi, lini lojërat dhe pazaret!

Yuri Kim tjetër ultimatum të fortë politikës shqiptare:

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka përsëritur tjetër mesazh të fortë për politikën shqiptare.

Në një prononcim për mediat, sot u shpreh e prerë dhe ultimative për politikën, duke u kërkuar që të realizojnë Reformën Zgjedhore dhe atë në Drejtësie, pasi janë kushti për të qenë pjesë e BE.

“Mesazhi është i qartë, SHBA duan që Shqipëria të jetë aleat i fortë, i aftë i SHBA, dhe duam që të jeni pjesë e familjes evropiane.

Nuk mund ta keni pa reformë zgjedhore dhe reformë në drejtësi. Këto të dyja nuk janë dicka për t'u bërë pazare, janë domosdoshmëri dhe e ka ardhur koha të reshtet për lojëra dhe të realizohet reforma në drejtësi dhe të realizohet reforma zgjedhore sikurse drejtuesit politikë i kanë premtuar popullit shqiptarë dhe njësoj si SHBA e shqiptarët e presin”, u shpreh e prerë ambasadorja Kim.

Edhe dje, përmes një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur që shpreson që fjalët për një marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi të mos jenë të vërteta. “Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë,“- shkroi Yuri Kim.

Mbi shqetësimin e Kim për reformën në drejtësi reagoi edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Sipas tij, reforma në drejtësi vijon dhe duhet të ruhet. Soreca shton po ashtu se nuk është koha për të rihapur diskutime për bazat e saj.

Edhe kryeministri e lideri i opozitës reaguan menjëherë pas kësaj thirrje nga SHBA.

Kryedemokrati drejton gishtin nga parlamenti, dhe thotë se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që bëhen në lidhje me reformën në drejtësi, iu shërbejnë atyre që duan ta devijojnë dhe minojnë këtë reformë.

Ndërkohë, Rama shkruan se  bie dakord me reagimin e ambasadores amerikane dhe si përgjigje ka shpërndarë një shprehje të William Shekspeare ku thuhet: Dakord. Ferri është bosh, të gjithë djajtë janë këtu.

Të fundit