Flash News

KRYESORE

Yuri Kim vijon takimet, me Rudina Hajdarin dhe Ralf Gjonin diskutohet reforma zgjedhore

Yuri Kim vijon takimet, me Rudina Hajdarin dhe Ralf Gjonin diskutohet reforma

Kur ka gati 2 javë që ka marrë zyrtarisht detyrën si ambasadore e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vijon me takimet intensive me drejtues të institucioneve dhe politikës në vend.

Ditën e sotme, përpos takimit me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kim, Monika Kryemadhi, është takuar me  deputetët e opozitës së re, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.

Njoftimin për takimin e ka dhënë vetë kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Hajdari, përmes një postimi në faqen e saj në 'Facebook'.

Ajo shkruan se fokusi i diskutimit ka qenë Reforma Zgjedhore dhe rëndësia që ajo ka për demokratizimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

“Fokusi i diskutimit ishte Reforma Zgjedhore dhe rëndësia substanciale që kjo reformë ka për demokratizimin e mëtejshëm të Shqipërisë, aq më tepër që Shqipëria është në prag të hapjes së negociatave me BE-në.

Gjithashtu, gjeta rastin të falënderoja Ambasadoren për kontributin e madh që Ambasada e SHBA-ve ka dhënë ndër vite në zhvillimin e vendit tonë dhe në reformat e ndërmarra.

SHBA ka qenë dhe mbetet një mik dhe aleat i Shqipërisë”, shkruan Rudina Hajdari.

Të fundit