Flash News

KRYESORE

“Z. Ministër, mendoni si deputet”, Ahmetaj përplaset me Braçen në komision: Ç’është kjo logjikë tashi...

“Z. Ministër, mendoni si deputet”, Ahmetaj përplaset me

Raportimi i ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, lidhur me masat administrative të marra nga subjektet e lojërave të fatit është shoqëruar me debat me kreun e Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.

Ky i fundit i ka kërkuar më shumë përgjegjësi edhe duke e parë situatën nga pikëpamja politike. Braçe i kërkoi ministrit që nga 30 Dhjetori të mbyllen lojërat e fatit nëpër lagje.

Pjesë nga debati:

Braçe: Më fal zoti ministër, e gjitha kjo vjen si vjedhje e grabitje, ajo që më shqetëson është se duhet t’i japim zgjidhje njehsimit për masat ndaj lojërave të fatit.

Ahmetaj: Konfiskimi është masa më e rreptë administrative, si mund të vë unë edhe gjobë edhe konfiskim.

Braçe: Zoti ministër, ju përgjigjeni edhe nga pikëpamja ekzekutive. Unë këtu përgjigjem nga pikëpamja politike. Kur të bëheni deputet

Ahmetaj: Unë jam deputete

Braçe: Kur të jeni vetëm deputet

Ahmetaj: Kam qenë edhe vetëm deputet, nuk është ajo logjika tashi.

Të fundit