Flash News

KRYESORE

Zaev flet për propozimin e Macron-it: Nuk duam asgjë tjetër përveç BE-së

Zaev flet për propozimin e Macron-it: Nuk duam asgjë tjetër

Prej disa ditësh në mediet evropiane po qarkullon ideja se presidenti francez Emmanuel Macron po përgatit një propozim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me shumë përfitime, por të dy shtetet ballkanike duhet që të heqin dorë nga Bashkimi Evropian.

Por kryeministri maqedono-verior, Zoran Zaev e ka bërë të qartë se përveç anëtarësimit të plotë në BE, nuk do të pranojë asnjë alternativë tjetër.

“Vendi ynë është në BE dhe nuk do të pranojmë asnjë ofertë tjetër. E gjithë bota flet për ne për atë që kemi bërë. Ne kemi përmbushur detyrimet tona dhe e kemi merituar hapjen e bisedimeve. Ne duam atë që meritojnë dhe asgjë tjetër. Nuk pranojmë asnjë alternativë tjerë, pakte, partneriteti, projekte ekonomike. Ne jemi për anëtarësim të plotë në BE”, tha ai.

Kryeministri shtoi se ndaj dy vendeve ndodhi padrejtësia, porse të gjithë po flasin për padrejtësinë e bërë dhe Maqedonia e Veriut do të marrë çfarë i takon. Vendimi për moshapjen e negociatave bëri që Zaev ta çojë endin ën zgjedhje të parakohshme.

Të fundit