Flash News

KRYESORE

Zaev: Me Mini-Shengenin do ta sjellim Europën në Ballkan

Zaev: Me Mini-Shengenin do ta sjellim Europën në Ballkan

Në intervistën ekskluzive me DW, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbron projektin e debatuar të Mini Shengenit mes Shqipërisë. Ndër të tjera ai tha se iniciativa për bashkëpunimin rajonal nuk është pronë ekskluzive e askujt. Ndaj u bëri thirrje vendeve të tjera të rajonit t’i bashkohen nismës, duke sthuar se mini-shengeni synon të sjellë Europën në Ballkan.

 “Esenca e iniciativave të bashkëpunimit rajonal qëndron në kontributin tonë të përbashkët për realizimin e katër lirive të BE edhe në Ballkanin Perëndimor – lëvizja e lirë e njerëzve, e produkteve, e shërbimeve dhe kapitalit në rajonin tonë të përbashkët. Ne jemi të hapur për të gjitha iniciativat që synojnë nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtojnë procesin e integrimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është një process autentik i vendit tonë, Shqipërisë dhe Serbisë, ne u bëjmë shpejt thirrje vendeve të tjera në rajon të na bashkohen.

Iniciativa për bashkëpunim më të thellë rajonal nuk është pronë ekskluzive e askërkujt apo një klub i mbyllur. Ne e kemi thënë nga fillimi, që ajo është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse shikoni më nga afër deklaratat e mia për këtë iniciativë, do të vëreni, se gjithmonë insistoj në atë që të përshpejtojmë bashkëpunimin. Po, gati të gjitha projektet janë të përfshira në CEFTA dhe Procesin e Berlinit, por ka një dallim të rëndësishëm. Tek CEFTA dhe Procesi i Berlinit, bashkëpunimi ynë është gjithmonë i mbështetur e monitoruar nga një vend anëtar i BE. Në këtë rast, kjo është iniciatovë e jona, autentike dhe imediate për t’i përshpejtuar këto procese. Për shembull: Ne kemi rënë dakord dhe do të punojmë për të siguruar që njerëzit nga vende të treta jashtë rajonit, që duan të hyjnë në Serbi, Maqedoninë Veriore apo Shqipëri kur të kalojnë kufirin nuk kanë pse të kalojnë të gjitha formalitetet doganore në secilin kufi.

Ka shumë potencial të pashfrytëzuar në përshpejtimin e bashkëpunimit rajonal. Ne do të fitojmë më shumë respekt dhe mbështetje nga BE, nëse tregojmë lidership politik dhe përkushtim për nxitjen e bashkëpunimit me forcat tona. Unë besoj, se nxitja e bashkëpunimit rajonal mund të japë një kontribut të rëndësishëm në çensionimin e marrëdhënieve politike në rajon. Duhet të sjellim parimet europiane të bashkëpunimit dhe funksionimit në rajonin tonë. Ne duhet ta sjellim Europën në Ballkan, në secilin nga vendet tona. Kjo është një pjesë integrale e detyrave të shtëpisë që kemi përpara për t’u integruar në BE”, tha Zaev për DW.

Të fundit