Flash News

KRYESORE

Zaev moderon qëndrimin për Marrëveshjen e Prespës

Zaev moderon qëndrimin për Marrëveshjen e Prespës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Ziran Zaev ka vendosur që të tërhiqet, pasi deklaroi se vendimi për të mos hapur negociatat për në BE, sjell bllokimin disa pikave të “Marrëveshjes së Prespës”.

Presioni nga NATO dhe nga shtetet e unionit ka bërë që ai të moderojë qëllimin.

“Ne presim që Greqia të hedhë një hap konkret. Qëllimi ynë është që tregojmë se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës do të sjellë përfitime për vendin tonë, një mik të ri në kufirin tonë e duke hapur perspektiva të reja”, tha kryeministri.

Zaev i bën thirrje opozitës në vend që ta respektojnë marrëveshjen

“Edhe opozita duhet që ta respektojë këtë marrëveshje të arritur, pasi kjo është bërë pjesë e Kushtetutës sonë. Ne duhet të vazhdojmë përpara me objektivat që i kemi vendosur vetes. të shikojmë nga BE-ja”.

Të fundit