Flash News

KRYESORE

Zaev në konferencën me Brnabic: Nuk e diskutojmë tërheqjen e njohjes për Kosovën

Zaev në konferencën me Brnabic: Nuk e diskutojmë tërheqjen e

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev beson se do të ketë rezultate pozitive në dialogun e Brukselit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Zaev, i cili po qëndron në një vizitë dy ditore në Beograd, gjatë një konference të përbashkët me homologen, Ana Brnabiç, foli për situatën rajonale dhe marrëdhënien e vendit të tij me Kosovën.

Ai theksoi se shteti maqedonas nuk e ka ndërmend të diskutojë tërheqjen e njohjes për shtetin e Kosovës.

“Ne respektojmë dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe unë besoj se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje, e cila do të rezultojë me marrëveshje”, ka thënë ai.

Të fundit