Flash News

KRYESORE

Zaev nxjerr një pistë të re: Gruevski mund të jetë rrëmbyer

Zaev nxjerr një pistë të re: Gruevski mund të jetë

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka hedhur një pistë të re sa i takon largimit të Nikolla Gruevskit nga Maqedonia.

Zaev tha se pret përgjigje, edhe nga vetë Gruevski, nëse ai u larguar vullnetarisht nga vendi apo u rrëmbye. Kryeministri maqedonas u shpreh gjithashtu se qeveria e tij do të bëj gjithçka që Gruevski ta vuaj dënimin në Maqedoni.

“Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë, para se Gjykata ta ketë lëshuar urdhrin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria”, u shpreh Zoran Zaev.

Të fundit