Flash News

KRYESORE

Zaev shpjegon Shengenin ballkanik: I afrohemi standardeve evropiane

Zaev shpjegon Shengenin ballkanik: I afrohemi standardeve evropiane

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se marrëveshja e nënshkruar në Novi Sad për Shengenin ballkanik është në frymën e agjendës ekonomike evropiane dhe Procesin e Berlinit dhe rajoni nga kjo pritet të ketë një impuls të ri.

Ai shtoi se e ardhmja e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është BE-ja dhe për këtë nuk ka dilema, e marrëveshja nuk u bë për t’i anashkaluar unionin.

“Por, nëse i përshpejtojmë proceset dhe nëse e intensifikojmë bashkëpunimin mes nesh, nëse tregtia fillon me përqindje më të mëdha se 10 për qind e rritet, do të na respektojë edhe Perëndimi më tepër. Nëse i shfrytëzojmë këto kapacitete do ta bëjmë ekonominë tonë akoma më konkurrente për të luftuar me ekonomitë Evropës Perëndimore. Nëse e bashkojmë tërë rajonin, kur investuesi do të investojë në Kumanovë dhe thotë më nevojiten 25 inxhinierë, ndërkaq që kam 15, do e ketë të lehtë të kërkojë nga i tërë rajoni inxhinierë dhe fuqi të kualifikuar pune. E tërë kjo do të thotë investime shtesë vendore dhe të huaja për tërë Ballkanin Perëndimor dhe ato janë shkaqe serioze”, theksoi Zaev.

Kryeministri maqedono-verior shtoi se përfitimet janë liria e lëvizjes së kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, e në këtë mënyrë standardet evropiane janë më afër.

Të fundit