Flash News

KRYESORE

Zagani: Nuk ka nevojë të më ofrojnë biletën... Vetëm unë e çoj në burg Tahirin

Zagani: Nuk ka nevojë të më ofrojnë biletën...

Emri i ish shefit të Antidrogës në Policinë e Vlorës, Dritan Zagani, është lakuar shumë kohët e fundit, madje ëshët rikthyer si pikë referimi për çështjen Saimit Taihiri. Zagani ka folur këto ditë për situatën politike në të cilën ndodhet sot vendi me akuza krimesh në rradhët e saj. Në këto momente kur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet në një situatë të vështirë ku prokuroria kërkon heqjen e mandatit të deputetit dhe arrestimin e tij pas provave të ardhura nga autoritetet italiane që lidhin emrin e tij me Habiljat, Zagani ka folur përmes lidhjeve në Skype pasi ndodhet jashtë vendit ku ka përfituar azilin politik. Nga ana tjetër, Dritan Zagani është njeriu që denoncoi i pari lidhjen e Tahirit me këtë grup trafikantësh ka deklaruar se ai është i gatshëm të rikthehet nga azili politik në Shqipëria, për të dëshmuar për ato që di.

Zagani në një intervistë për Fax News thotë:

“Nuk kanë nevojë të më ofrojnë as biletën, do e blej dhe do vij vetë! Unë kam mbi 3 vjet që nuk jam pjesë e punës dhe po luftoj me sa mundem dhe si mundem për të zbardhur të vërtetën time! Dhe të jeni të sigurtë që zbardhja e së vërtetës sime çon në burg Saimir Tahirin dhe kompaninë e tij”.

 

 

Të fundit