Flash News

KRYESORE

Zaganjori rrezikohet nga vetting-u, kryeredaktori i ‘GSH’: Gjesti i tij mjafton për të kaluar “vetting-un patriotik”

Zaganjori rrezikohet nga vetting-u, kryeredaktori i ‘GSH’: Gjesti i

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati ka publikuar një reagim sa i përket procesit të vetting-ut ndaj kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Ndonëse në dosja e Zaganjorit nuk ka probleme të mëdha, disa parregullsi mund të ndikojnë që gjykatësi të mos e kalojë këtë proces.

Por Murati thotë se Xhezair Zaganjori kalon të paktën “vetting-un patriotik” dhe këtu ai i referohet votës së gjykatësit për marrëveshjen e detit. Zaganjori ishte relator i kësaj çështje dhe kalimi në seancë i marrëveshjes me Greqinë u realizua falë votës së tij. Një vit më pas, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi atë marrëveshje.

Reagimi i Erl Muratit:

Pas 40 vitesh pune, Xhezair Zaganjori mund të mos e kalojë vetingun, por ka të paktën një gjest, një vendim që i jep atij moralisht një dekoratë mirënjohjeje në historinë e jurisprudencës shqiptare.

Në nëntor të vitit 2009, vota e Xhezair Zaganjorit ishte vendimtare (votimi 5 me 4) për kalimin në seancë të marrëveshjes me Greqinë për përcaktimin e kufijve detarë.

Dihet që kjo gjykatë vendosi një vit më vonë ta quajë atë antikushtetuese dhe për herë të parë në historinë e Shqipërisë të rrëzojë një marrëveshje mes dy shteteve.

Po të mos ishte relatori i çështjes, Xhezair Zaganjori, ky pakt famëkeq sot mund të ishte në fuqi dhe vendi im do të kishte 350 km2 territor më pak.

Kaq mjafton që kryetari i Gjykatës së Lartë ta kalojë sot, të paktën, “vetingun patriotik”

Të fundit