Flash News

KRYESORE

Zaho mbush 5 vjeç, Rama publikon foto nga festa me dy djemtë e tij: Vëllezër!

Dje, nuk ka qenë vetëm një ditë e ngjeshur me reagime në distancë me opozitën, por edhe një ditë speciale për familjen e kryeministrit Edi Rama.

Zaho, djali i tij vogël ka mbushur pesë vjeç. Ndonëse ka qenë gjithçka hermetike, kryeministri na tregoi përmes një postimi në rrjetet sociale se dita e djeshme ka qenë festive për të dhe familjarët e tij.

Ai ka postuar një foto të dy djemve, Zaho dhe Gregor pranë njëri -tjetrit, me gjasë pas festës, siç duket edhe nga pikturimi i fytyrës së vogël të Zahos.

“Vëllezër në momentin kur njëri sa është bërë 5 dhe tjetri përgatitet të bëhet 30 “, shkruan Rama krah fotos.

U bëfsh 100 vjeç Zaho!

Të fundit