Flash News

KRYESORE

Zaho shkon në klasë të parë, Rama publikon foton: Emocion i rrallë

Zaho shkon në klasë të parë, Rama publikon foton: Emocion i

Pas urimit për të gjithë nxënësit dhe mësuesit që do të nisin vitin e ri shkollor, kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale një foto të djalit të tij të vogël, Zahos.

Bashkangjitur fotos së Zaho, Rama nuk i ka kursyer emocionet teksa shprehet se dita e parë e shkollës është një emocion i rralë.

Në foto, Zaho mban në dorë një tufë me lule për mësuesen e klasës së parë.

"Dita e parë emocion i rrallë

Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm

Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë", shkruan Rama.

Të fundit