Flash News

KRYESORE

Zaimina publikon foton e dy vajzave që bashkëshorti i saj ka me gruan e parë

Zaimina Vasjari është prej 13 vitesh në lidhje me Klodianin dhe dashuria e tyre është finalizuar dhe me një vajzë e cila quhet Chloe. Vetëm disa muaj më parë, Zaimi u bë nënë për herë të parë, ndërsa për Klodianin kjo ishte hera e tretë që bëhet baba.

Edhe pse nuk e dinim më parë, Klodiani ka dy vajza nga martesa me gruan e parë dhe duket se Zajmina ka marrëdhënie shumë të mira me vajzat e tij.  Dje, familja e madhe është bashkuar për të festuar ditëlindjen e vajzës së dytë të Klodianit, Kristel, e cila mbushi 13 vjeç.

“Dashuri mes motrave”, shkruan Zaimina në foton e publikuar ku shihet Jennifer që mban në krahë Khloe-n e vogël.

Të fundit