Flash News

KRYESORE

Zani Caushi kërkon lirinë me kusht, Klodiana Lala: Ka bërë masakra, ekziston rreziku t’i kthehet aktivitetit kriminal

Zani Caushi kërkon lirinë me kusht, Klodiana Lala: Ka bërë

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, i dënuar me burgim të përjetshëm, kërkon lirimin me kusht. I dënuari i ka dërguar një kërkesë Gjykatës së Korçës me pretekstin se është rehabilituar, dhe tashmë që i ka plotësuar vitet e caktuara në burg dhe mund të përfitojë lirinë me kusht për t’i ardhur në ndihmë familjes së tij, pasi ka fëmijë të mitur. E ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, gazetarja Klodiana Lala shprehet se lirimi i Çaushit mund të sjell sërish trazira në Vlorë.

Sipas Lalës, ky personazh ka pasur nën kontroll Vlorën dhe ka bërë masakra, padyshim që mund të ketë hasmëri me persona të caktuar.

“Banda e Zani Caushit është  ndër më  të  rrezikshmet në  vend. Kjo bandë  mund t’i kthehet sërish banditizmit. Duhet të kemi parasysh se këta persona kanë pasur probleme me shumë njerëz. Kujtojmë se Zani Caushi ka bërë masakër dhe mund të kemi rrezik që të kthehet trazirë sërish Vlora. Zani Caushi ka kryer shumë vrasje dhe ka urdhëruar krime. Gjykatat po bëjnë lirime të personave që janë  dënuar me burg përjetë ”, tha Lala.

Më tej, duke theksuar se nuk ka asnjë garanci që ky personazh nuk do t’i kthehet aktivitetit kriminal, gazetarja Lala tha se drejtësia duhet të ketë kujdes dhe se duhet hetim pro aktiv për cdo rast që  kërkohet liria me kusht.

Gjykatat duhet të  jenë të kujdesshme. Zani Caushi ka thënë  përpara togave të zeza se ka pasur sjellje të mire, ka premtuar se nëse del në liri do të punësohet e nuk do merret me aktivitet kriminal. Zani Caushi ka pasur aq influencë në Vlorë sa autoritetet shqiptare i kanë kërkuar që ta mbroje jetën e Romando Prodit. Imagjinoni cfarë  pushteti kishte ai. A ka njerëz akoma Zani Caushi në  Vlorë ? Është personazh që  duhet parë  me kujdes. Nuk ka asnjë  garanci që  ky personazh nuk i kthehet më  aktivitetit kriminal. Seanca e pare për shyrtim të kërkesës për liri me kusht mbahet më  17 korrik, ndërsa nëse nuk merret vendimi në  këtë  datë, seanca do të  mbahet në  shtator. Duhet hetim pro aktiv për cdo rast që  kërkohet liria me kusht”, deklaroi Lala.

Duke sjellë në kujtesë tentativën e Çaushit për t’u arratisur nga burgu, Lala shpjegon se lirimi me kusht i këtyre personazheve nga ana e gjykatave mund të  jetë problematike për shoqërinë.

“Janë  një  sërë  bandash në  Vlorë , edhe ajo e Gaxhait. Të  kujtojmë  se Zani Caushi ka tentuar arratisjen. Në  atë  kohë  u zbulua tentativa për arratisje. U zbulua tuneli, si në  skenar filmash. I bëj thirrje drejtësisë  që  të  kenë  kujdes me vendimet, pasi po i hapin plagë  të  vjetra shoqërisë  shqiptare”, përmbylli gazetarja.

Të fundit