Flash News

KRYESORE

Zarf me fishek brenda në makinë, kërcënohet me jetë i riu nga Fieri

Zarf me fishek brenda në makinë, kërcënohet me jetë i

Një 30-vjeçar, banues në qytetin e Fierit, ka denoncuar në polici se ditën e djeshme kishte marrë një mesazh kërcënues nga një person ende i paidentifikuar.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet A.N., dëshmoi dje në orën 07:30, se në mjetin e tij tip “Toyota” kishte gjetur një zarf me fishek brenda.

Mjeti ishte parkuar pranë banesës së tij dhe zarfi është gjetur tek fshirësja e xhamit të përparmë të makinës.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit