Flash News

KRYESORE

Zbardhen 5 rregullat kryesore të vetting-ut për politikanët: Kuvendi përjashtohet nga procesi; do ketë mbikëqyrje ndërkombëtare

Zbardhen 5 rregullat kryesore të vetting-ut për politikanët:

Partia Demokratike ka zbardhur sot në mbrëmje pesë rregullat kryesore të vetting-ut për politikanët. Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka shpërndarë një video që tregon në mënyrë të përmbledhur hapat kryesorë të këtij procesi.

E rëndësishme është se nuk do të jenë politikanët që do të bëjnë vetting-un e njëri-tjetrit, por ai do të realizohet nga profesionistë të pavarur nga politika. Gjithashtu, ky proces do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare dhe do të jetë krejtësisht i pavarur nga vetting-u në drejtësi.

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend projektligjin që do i hapë rrugë hetimit të gjithë politikanëve në Shqipëri, por kjo po kundërshtohet me forcë nga mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama.

5 rregullat kryesore të vetting-ut për politikanët:

  1. Vetingun e politikanëve NUK do ta bëjë politika, NUK do ta bëjë Kuvendi.
  2. Struktura e vetingut do të përbëhet nga PROFESIONISTË TË PAVARUR nga politika.
  3. Vetingu i politikanëve do të ketë MBIKQYRJE NDËRKOMBËTARE.
  4. Vetingu i politikanëve do të jetë krejtësisht I PAVARUR nga ai i drejtësisë.
  5. Vetingu i politikanëve do të jetë I THJESHTË dhe TRANSPARENT si dekriminalizimi, që nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.

Të fundit