Flash News

KRYESORE

Zbardhen arsyet pse Serbia tërhoqi diplomatët nga Maqedonia, shkak Kosova...

Zbardhen arsyet pse Serbia tërhoqi diplomatët nga Maqedonia, shkak

Qeveria e Maqedonisë ka përgatitur një propozim për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe kjo është një nga arsyet që Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë tërhoqi stafin e ambasadës nga Shkupi për konsultime urgjente në Beograd, shkruan Sputnik, transmeton InfoPress.

“Sputnik” për këto pohime iu  referohet burimeve të mirë-informuara, kurse më parë edhe agjencia maqedonase “Makfaks” shkroi se tërheqja e personelit të ambasadës serbe në Shkup për konsultime në Beograd është e lidhur me qëndrimin e Maqedonisë në lidhje me pranimin e Kosovës në Unesco.

Agjencia maqedonase, duke cituar burime të paspecifikuara, thotë se Beogradi zyrtar kishte informata se Maqedonia do të votonte për pranimin e Kosovës në UNESCO, ose do ta propozonte atë si pikë të rendit të ditës.

Arsyeja për tërheqjen nuk është shpallur zyrtarisht nga pala maqedonase dhe ajo serbe, por “Makfax”, shkruan se ky vendim lidhet me votën për Kosovën në Unesco dhe kërcënimet e diplomatit serb Ivica Daçiq se në rast të mbështetjes maqedone ndaj pranimit të Kosovës në UNESCO do të rishikohet njohja e emrit kushtetues të Maqedonisë. /Gazeta InfoPress

Të fundit