Flash News

KRYESORE

Zbardhen debatet në mbledhjen e Këshillit Politik me dyer të mbyllura: 5 qershori nuk duhet të preket, PS e firmosi

Zbardhen debatet në mbledhjen e Këshillit Politik me dyer të

Ndërsa zhvillohet prej tri orësh takimi mes palëve politike dhe kryeministrit Edi Rama  në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, burime të politiko.al kanë zbardhur detaje nga diskutimet me dyer të mbyllura.

Burimet bëjnë me dije se opozita jashtëparlamentare i ka qëndruar faktit se marrëveshja e 5 qershorit nuk duhet të preket për ndryshime kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare, me mbështetje edhe të mazhorancës. Nisma parashikon zgjedhje me lista të hapura (2/3) dhe heqje koalicionesh.

Po ashtu, sipas këtij pakti të ndërmjetësuar edhe nga ndërkombëtarët në rezidencën amerikane në Tiranë përfaqësuesi zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësuar se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme.

“Kuptuam nga diskutimi i Kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshjes së 5 Qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6 mujore, është miratuar dhe nënshkruar me konsensusin e të gjitha palëve, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishihet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht. Çështjet që u shtruan bien në kundërshtim dhe ndryshojnë Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty. (nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshjes së 5 Qershorit).

Gjithashtu, në mbledhjet e Këshillit Politik, por edhe gjatë diskutimeve në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-së, përfaqësuesi zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësuar se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme. Ky fakt konfirmohet edhe nga përmbajtja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku specifikohet në shënimin nr. 2 që “nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”. Sipas pikës 12 të marrëveshjes së firmosur më 5 Qershor “12. Hyrja në fuqi”: “ky shënim është i zbatueshëm për zgjedhjet e rradhës”, thonë burimet për politiko.al.

Të fundit