Flash News

KRYESORE

Zbardhen detaje kush e organizoi darkën ku Rama pozoi me Zuckerberg, i pranishëm Pompeo dhe Kurz

Zbardhen detaje se kush e organizoi darkën në Mynih ku tri ditë më parë kryeministri, Edi Rama pozoi me themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg.

Ishte vëtë Rama që postoi dy foto në profilin e tij gjatë vizitës së tij në Gjermani, ku shkruante: “Me Mark Zuckerberg, krijuesin e FACEBOOK, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”.

Në fakt, gazeta gjermane Bild ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj darke.

" Ushqim deti dhe siguri ". Kështu është titulluar darka tradicionale e organizuar nga vetë BILD për Konferencën e Sigurisë së Mynihut në restorantin " Chez Fritz, ku janë mbledhur emra të njohur të politikës botërore, mes tyre edhe Edi Rama.

Sipas gazetës, e cila ka publikuar edhe momente nga darka me meny deti kryesisht, të pranishëm të tjerë ishin edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, bashkë me bashkëshorten, Sekretari amerikan i Energjisë, Dan Brouillette, gjeniu i Facebook Mark Zuckerberg, i cili kërkonte vazhdimisht të bisedonte me shefin e Volsvagen, Herbert Diess.

Të ftuar të tjerë: Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, shefi i Mercedesit Ola Källenius, CEO i Lufthansa, Carsten Spohr , moderatorja Anna von Bayern , ambasadori amerikan Richard Grenell, Ministri i Transportit Andreas Scheuer , Gjenerali i SPD Lars Klingbeil, udhëheqësi i grupit rajonal CSU Alexander Dobrindt etj.

Të fundit