Flash News

KRYESORE

Zbardhen detaje nga takimi 2 orësh mes Ramës dhe Yuri Kim në Kryeministri: SHBA i ka të qarta pritshmëritë

Zbardhen detaje nga takimi 2 orësh mes Ramës dhe Yuri Kim në

Zbardhen detaje nga takimi prej dy orësh mes kryeministrit Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim të zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë. Mësohet se, në takimin mes palëve u diskutua për marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik dhe Reformën Zgjedhore.

Bëhet me dije se SHBA i ka të qarta dhe të mirënjohura pritshmëritë e saj për marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik më 5 qershor me ‘bekimin’ e ndërkombëtarëve. Po ashtu, në takimin mes palëve është diskutuar edhe për çështje të tjera të cilat nuk bëhen ende të ditura.

Kujtojmë se, gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Këshilli Politik nuk u arrit asnjë marrëveshje. Ndërkaq vetë kryeministri Rama tentoi të shfaqej si një rregullator në kërkesat e dy opozitave, asaj brenda dhe asaj jashtëparlamentare, duke theksuar se diskutimet mes palëve do të vijonin.

‘Do të vazhdojmë të diskutojmë. Ne jemi gati të vazhdojmë diskutimet pa ndërprerje. Përfaqësuesit e opozitës kërkuan kohë, por ne kemi një kalendar që është i përcaktuar që është fundi i muajit korrik.

Do shikojmë në proces, por besoj se diskutimi ishte pozitiv. Koha ka kufizimin e vet, për shkak se hapja e listave për ne nuk është një variant, por një angazhim karshi njerëzve... Ne do ta çojmë deri në fund edhe angazhimin që kemi marrë në 5 qershor. Është zgjedhja e opozitës jashtëparlamentare që të vijë e përfaqësuar me kë dëshiron, mjafton që ai ka një mandat. Për mua nuk bën dallim nëse është Gazment Bardhi apo Lulzim Basha”, theksoi ndër të tjera Kryeministri.

Të fundit