Flash News

KRYESORE

Zbardhen detaje nga takimi Donald Lu-Arta Marku; ambasadori amerikan kërkesë kryeprokurores për Saimir Tahirin

Zbardhen detaje nga takimi Donald Lu-Arta Marku; ambasadori amerikan

Janë zbardhur detaje nga takimi 30 minutësh mes Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku dhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Burime pranë takimit pohuan për “News 24” se ambasadori Donald Lu i ka kërkuar kryeprokurores Arta Marku të nxisë prokurorët të shënjestrojnë korrupsionin në nivele të larta dhe kriminelët përfshirë politikanët e lidhur me krimin dhe Saimir Tahirin.

Ai po ashtu shprehu dëshirën e SHBA që kryeprokurorja Marku t’i ushtrojë detyrat e saj kushtetuese në mënyrë të pavarur dhe jo partiake.

Ish-deputetja e PD: Arta Marku do qëndrojë 7 vite kryeprokurore; është përzgjedhje e SHBA-së dhe jo e Edi Ramës

Të fundit