Flash News

KRYESORE

Zbardhen detaje nga takimi, Rama pranon ministrat e Bashës, “ok” edhe për shtyrjen e zgjedhjeve

Zbardhen detaje nga takimi, Rama pranon ministrat e Bashës,

Janë zbardhur detaje të reja nga takimi i kryeministrit Edi Rama me kryeopozitarin Lulzim Basha, i zhvilluar mesditën e sotme në Presidencë.

Burime për Politiko.al bëjnë të ditur se gjatë negociatave, Rama ka pranuar që të jetë Basha ai që do të propozojë emrat e rinj për disa ministri dhe më pas kryeministri do i miratojë.

Një tjetër arritje e rëndësishme është edhe vendimi për të shtyrë zgjedhjet. Palët kanë rënë dakord për diçka të tillë, por diferencat janë për datën kur qytetarët do i drejtohen kutive të votimit.

Në këto kushte, mazhoranca dhe opozita duken pranë arritjes së një marrëveshjeje për tejkalimin e krizës, dhe në orët në vijim pritet të vendoset për diferencat e vogla që i ndajnë, pasi siç mëson Politiko, kanalet e komunikimit mes dy kampeve janë tashmë të hapura.

Të fundit