Flash News

KRYESORE

Zbardhen detaje nga vrasja e Kastriot Reçit: U qëllua me snajper nga 150 m distancë para lokalit të tij

Zbardhen detaje nga vrasja e Kastriot Reçit: U qëllua me snajper nga

Zbardhen të tjera detaje lidhur me vrasjen e një ditë më parë të biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen.

Mësohet se 47-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga i vëllai në momentin kur është qëlluar me një armë të llojit snajper në zemër, sipas të dhënave nga 150 metra distancë.

Reçi, ish-pronar i një televizioni lokal në Lezhë ka humbur jetën sapo është qëlluar. Deri tani janë shoqëruar në komisariat gjashtë persona që mendohet se kanë dijeni mbi ngjarjen, por nuk ka asnjë të ndaluar deri tani.

Dyshimet e deritanishme për motivin e vrasjes lidhen me hakmarrje të vjetra dhe larje hesapesh për pazaret e drogës.

Të fundit