Flash News

KRYESORE

Zbardhen detaje të reja nga atentati i 26-vjeçarit në Tiranë, hakmarrje pas kanosjes ndaj djalit të biznesmenit

Zbardhen detaje të reja nga atentati i 26-vjeçarit në

Të tjera detaje kanë dalë në dritë  pas atentatit të një dite më parë në Tiranë ku mbeti i plagosur një 26-vjeçar.

Dy persona të cilët lëviznin me motor kanë plagosur në këmbë Dejvis Rrustemaj, nga Tropoja, banues në Tiranë, i proceduar më parë nga policia e kryeqytetit për kanosje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, pranë një xhamie, në rrugën “Xhanfize Koko”, në zonën e Kinostudios, shkruan “Panorama”.

Burime paraprake nga hetimet thanë se, nisur nga rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, dyshohet se Rrustemaj është tentuar të vritej. Por duke qenë se autori ka qenë në lëvizje me motorin që drejtohej nga bashkëpunëtori i tij, nuk ka arritur të qëllojë në shenjë. Dejvis Rrustemaj, sipas Policisë, është goditur nga një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.

Të fundit