Flash News

KRYESORE

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Vlorë, 40-vjeçari u qëllua sapo hapi derën, pas kishte gruan

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Vlorë, 40-vjeçari

Zbardhen të tjera detaje nga ekzekutimi i mbrëmshëm në hyrje të banesës së tij të 40-vjeçarit në Vlorë. Ai ishte shpërngulur në rrethana të paqarta 5 vite më parë nga Tropoja.

“Panorama” shkruan se dy persona me maska dhe me armë kanë trokitur në banesën ku jetonte 40­-vjeçari me gruan e tij. Ata e kanë qëlluar me katër plumba sapo ka hapur derën, duke e lënë të vdekur në vend. Viktima është Fatjon Sinani, 40 vjeç, i cili jetonte në një apartament në lagjen “Partizani”, që ndodhet pranë spitalit rajonal të Vlorës. 40­-vjeçari mbeti i vdekur në vend si pasojë e katër plumbave, ku një prej tyre i shkaktoi plagë të rëndë në kokë. I riu Sinani mësohet se kishte rreth 5 vite që jetonte në qytetin e Vlorës, pasi bashkëshortja e tij është nga ky qytet. Çifti jetonte vetëm sepse ende nuk kishin fëmijë.

Të fundit